Dëshmia e fëmijëve: Xhindet nuk u larguan, babai na dhunonte dhe tentoi të mbyste nënën

Shqipëria

Dëshmia e fëmijëve: Xhindet nuk u larguan, babai na dhunonte dhe tentoi të mbyste nënën

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 16:24
Foto

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda këtë të enjte janë dëgjuar dëshmitë e dy fëmijëve adoleshentë të Suela Sulës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Sadedin Sula në bashkëpunim me Fatjon Karmneshten në mobilierinë e tyre në prill të 2016-ës.

Dëshmia e fëmijëve ka qenë rrëqethëse, pasi kanë treguar me detaje dhunën fizike dhe psikologjike që babi i tyre ka ushtruar ndaj tyre dhe nënës ndër vite.

“Një natë në shtëpinë tonë erdhën Fatjoni, daja i tij dhe dy persona të cilët ishin hoxhallarë. Nënën dhe neve na mbyllën në tualet dhe këta persona lagën me ujë të gjithë shtëpinë në mënyrë që të largoheshin xhindet. Në fund ata lagën edhe nënën”.

Djali 16-vjeçar sqaroi një moment kur kishte hyrë në dhomën e prindërve dhe kishte parë që babai kishte tentuar të mbyste me jastëk nënën.

“Një natë ata po grindeshin në dhomë. Hapa derën dhe pashë babanë që i kishte zënë frymën nënës me jastëk. Në atë moment ai u tërhoq dhe pashë nënën e cila ishte ne gjendje shumë të rëndë”.

Për vrasjen e Suela Sulës gjykata ka dënuar bashkëshortin e saj me burgim të përjetshëm, vendim i cili është ankimuar nga ai. Ndërsa vazhdon gjyqi për Fatjon Kermneshten, i cili është bashkëpunëtor në këtë krim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat