Akuza e rëndë e deputetit të PD: Taulant Yaris po sillet si anëtar i bandës së Fushë Krujë

Shqipëria

Akuza e rëndë e deputetit të PD: Taulant Yaris po sillet si anëtar i bandës së Fushë Krujë

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 18:33
Enkeled Alibejat

“Qytetarët e kanë parë sesi ai po sillet si anëtar i bandës së Fushe Krujës në mbrojtje të Rrahman Rrajës dhe djalit të tij përdhunues”.

Akuza e rëndë vjen nga deputetit i PD-së, Enkeled Alibeaj, pas njoftimit se Taulant Balla e ka kallëzuar atë më Prokurori.

Për Alibejan, “Inflacioni me padi apo show në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga përgjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushe Krujës”.

Reagimi i Enkeled Alibejat

Inflacioni me padi apo show në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga përgjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushe Krujës.

Përsa kohe qeveria mbulon të vërtetën, Taulant Balla nuk ka pse të ndjehet i fyer, kur ne i kujtojmë se ai ka marrë pjesë në kërcënimin me pistoletë në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut.

Qytetarët e kanë parë sesi ai po sillet si anëtar i bandës së Fushe Krujës në mbrojtje të Rrahman Rrajës dhe djalit të tij përdhunues.

Qytetaret nuk kanë harruar se ditën e parë të reagimit të tij, Taulant Balla quajti “idiotizëm” përdhunimin e vajzës nga djali i kolegut të tij.

Loja me padi është e dalë boje, njësoj si gënjeshtrat e Taulant Yaris se në 21 Korrik ishte njëherë në inaugurim, njëherë për peshk

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat