Goditet rrjeti i drogës Shqipëri -Itali

Shqipëria

Goditet rrjeti i drogës Shqipëri -Itali

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 19:42
Arrestimet u kryen në disa zona

Pas një hetimi të nisur në mars të vitit 2016 policia italiane tha sot se vuri në arrest 18 anëtarë të organizatave që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë italiane, arrestimet u kryen në disa zona të Materas, Barit, Leces, Fogias, Milanos dhe Salernos. Sipas këtyre burimeve, arrestime ka pasur më pare per kete rrjet edhe nga policia shqiptare. Policia italiane dyshon se të arrestuarit janë përfshirë në tre organizata kriminale që merreshin me trafik marijuane dhe kokaine dhe krahas sekuestrimti të dhjetera kilogramëve marijuanë polcia ka sekuestruar edhe asete të tokave dhe aktiviteteve të biznesit te grupeve.

Sipas policisë italiane, hetimet gjatë dy viteve kanë provuar një rrjet të dendur marrëdhëniesh midis krimit të organizuar në Bari, organizatave të tjera kriminale në Puglia dhe klaneve aktive në Shqipëri, veçanërisht në qytetin e Vlorës.

Polica italiane tha se kishte arritur të evidentonte rrugët e transportit të marijuanës përmes skafeve me motorrë të fuqishëm duke vendor pajisje GPS ne mjetet e lundrimit dhe duke rindërtuar më pas rrjedhën e trafikut të drogës në rajonet italiane.

Policia italiane ka pohuar edhe arrestimet në Shqipëri të pjesëtarëve të grupit ne Mars te ketij viti. Komandant i karabinierisë së Barit Umberto Pepe deklaroi për gazetarët se “thelbësore për hetimet ishte ndihma e bashkëpunëtorëve të drejtësisë dhe e forcave të policisë shqiptare, të cilët në mars kishin arrestuar në Vlorë anëtarë te organizatës kriminale nga ku furnizoheshin grupet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat