Avramopoulos dhe Jourova, në Tiranë për Forumin ndërministror BE-Ballkan Perëndimor

Shqipëria

Avramopoulos dhe Jourova, në Tiranë për Forumin ndërministror BE-Ballkan Perëndimor

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 22:27
Dimitris Avramopoulos dhe Vera Jourova

I ndodhur në Tiranë së bashku me Komisioneren e BE-së për Drejtësinë, Barazinë Gjinore dhe Konsumatorin, Vera Jourova, për një Forum ndërministror dyditor BE-Ballkan Perëndimor mbi Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, Komisioneri europian për Emigracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos ka zhvilluar takime me presidentin e Republikës, Ilir Meta, si dhe kryeministrin, Edi Rama.

“Takim i ngrohtë e miqësor me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Shqipëria po shënon progres mbi emigracionin dhe menaxhimin e kufijve, mbi rritjen e sigurisë, e mbi të gjitha për rrugëtimin e saj drejt Europës”, shkroi në rrjetin social Twitter, komisioneri Avramapoulos pas takimit me kryeministrin Rama.

“Një takim i shkëlqyer me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, një partner kyç për BE-në sa i përket sfidave tona të përbashkëta mbi emigracionin, kufijtë dhe sigurinë”, tha Avramopoulos pas takimit me Metën.

Image

Këtë të enjte, Komisionerja Jourova ka zhvilluar diskutime me ministrat e Drejtësisë mbi forcimin e sundimit të ligjit përmes promovimit të standardeve të drejtësisë. Palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi treguesit e nevojshëm për të vlerësuar progresin e reformave në drejtësi.

Të premten, ndërkohë, Komisioneri Avramopoulos do t’iu bashkohet ministrave të Brendshëm për të diskutuar sfidat aktuale të lidhura me emigracionin, menaxhimin e kufijve, sikurse edhe siguria dhe në veçanti bashkëpunimi policor dhe masat antiterrorizëm dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Image

Ditën e nesërme, Avramopoulos pritet të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe “European Border and Coast Guard” si dhe Planin e përbashkët BE-Ballkan Perëndimor të Veprimit dhe Antiterrorizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat