Berisha tregon se kush ia dergoi mesazhet per Xhisielen

Shqipëria

Berisha tregon se kush ia dergoi mesazhet per Xhisielen

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 08:49
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në "360 Gradë", duke komentuar rastin e Xhisiela Malokut, tha se Edi Rama është kryepërdhunues nga mënyra se si u soll me një vajzë të pambrojtur.

Berisha: Mesazhi dhe qytetari digjital që e ka botuar Sali Berisha nuk ka asnjë lidhje me Emiljano Nuhun. Zero. Ky zotëri, është një qytetar guximtar që merr përsipër të denoncojë një bandë të vërtetë, mbi të cilën rendojnë akuza për vrasje policësh në '98-n. Ky thotë ia hoqën Nuhut dhe e morën dhe e degdisën. Janë këta Rrajat. Kush i shkoi mbrapa Nuhut? Nuk ka asnjë lidhje me Nuhun statusi im i parë. Gjëja më e shëmtuar në të gjithë memorien time, mënyra se si e trajtoi Edi Rama krimin e shëmtuar ndaj një vajze të pambrojtur. 

Duhet ta di se aty ka një dokument i cili rrëzon çdo gjë dhe ky është dokumenti i ekspertit mjeko-ligjor. Ai që ka lëshuar dokumentin, është një ekspert i njohur dhe ata nuk gabojnë në goditjet e freskëta. Ky është turpi më i madh i Edi Ramës. Edi Rama është autori i përdhunimit, autori i dhunimit, kryeperdhunues dhe ky është shtet i përdhunimit që në momentin që u sollën ashtu me atë vajzë. Nuk ka vend në botë të mbajë një qëndrim të tillë. Që në këtë mesazh është denoncuar Taulant Balla. A ka folur me Rrahmanin, Taulant Yaris? 

Me këtë që bëjnë, kanë krijuar një dosje më të rëndën për Shqipërinë. Ai mendon se mund ta kapërcejë por nuk mund ta kapërcejnë. Një shtet nuk mund të veprojë kështu. Një shtet merr viktimën dhe e mbron, edhe sikur të fejuar të ishin ata. Një bashkëshort që i fik cigaren të shoqen duhet dënuar për Sadizëm. Të marrësh një vajzë dhe ta terrorizosh në atë mënyrë nuk ka krim më të shëmtuar. Pasi nuk foli 5 ditë, atëherë filloi duke folur 3 herë në vit. Po shohn tani në media një nga kryeekspertët që mund të ketë patur funksione të larta në PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat