Kalaja e Gjirokastrës, shumë vizitorë në ditët e para të tetorit

Shqipëria

Kalaja e Gjirokastrës, shumë vizitorë në ditët e para të tetorit

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 09:32
Kalaja e Gjirokastrës

Në kalanë e Gjirokastrës vazhdojnë radhët e vizitorëve dhe gjatë ditëve të para të muajt tetor.

Kjo për shkak se Shqipëria tashmë ofron jo vetëm turizëm veror, por dhe atë historik e kulturor për shkak të siteve të trashëgimisë kulturore. Këtë vit gjatë sezonit turistik kalaja e Gjirokastrës po njeh një bum vizitorësh si asnjëherë tjetër, ku vetëm në muajin shtator numërohen 15,765 vizitorë.

Kalaja është një histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës dhe përmendet për herë të parë si qytet dhe kështjellë në vitin 1336.

Kulmin e historisë së saj kjo kështjellë do ta kishte në periudhën e Pashallëkut të Janinës, kur Ali Pashë Tepelena do të realizonte një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera, duke i dhënë Kalasë së Gjirokastrës fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot, transmeton atsh. Njëkohësisht gjatë këtyre viteve mjediset e Kalasë kanë shërbyer edhe për organizimin e koncerteve, spektakleve dhe panaireve të ndryshëm kulturorë. Kalaja e gurtë është edhe një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.

Falë vlerave historike dhe arkitektonike që mbart kështjella e gurtë e Gjirokastrës, vazhdon të ngelet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat