Nuk justifikoi pasurinë, Vetingu shkarkon gjyqtarin Ahmet Jangulli

Shqipëria

Nuk justifikoi pasurinë, Vetingu shkarkon gjyqtarin Ahmet Jangulli

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka vendosur të shkarkojë nga detyra, gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Shkodër, Ahmet Jangulli.

Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, nuk justifikonte një pasuri në vlerën e 12 milion lekëve, shumë të cilën në deklaratën e Vetingut kishte deklaruar se ua kishte borxh tre personave.

Probleme për këtë gjyqtar ishin konstatuar edhe nga DSIK, në raportin e tij e kishte nxjerrë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Por konkluzionet e KPK-së janë kundërshtuar nga gjyqtari, i cili pretendoi se nuk ishin marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortes notere. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat