Shkolla në Mengël: Balla: Histeri e opozitës për kauza 24-orëshe

Shqipëria

Shkolla në Mengël: Balla: Histeri e opozitës për kauza 24-orëshe

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 10:45
Shkolla në Mengël

“Histeria e opozitës për kauza 24-orëshe siç është ajo e shkollës së Menglit merr përgjigje me gjendjen në të cilën ndodhej shkolla në realitet”.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla iu përgjigj sot akuzave të fundit të ngritura nga opozita lidhur me shkollën e fshatit Mengël.

Pasi paraqiti të gjitha dokumentet që faktojnë gjendjen e degraduar të godinës së shkollës, Balla akuzoi PD-në se po shfrytëzon fëmijët politikisht. “3 javë pa mësim, 3 javë të shtrirë në asfalt”, shprehet Balla, ndërkohë që kujton shqetësimin që krijoi për dhjetëra automjete e qytetarë bllokimi i rrugës automobilistike nga protestuesit.

Problemet e godinës në shkollën 9-vjeçare të Mengëlit kishin nisur që në vitin 2011, por shkolla u mbyll një vit më parë kur tërmeti e degradoi edhe më tej gjendjen e saj. Kjo e detyroi bashkinë të siguronte jetën e fëmijëve duke i dërguar ata në shkollat e qytetit (2 km largësi) me transport të garantuar, falas.

Bashkia e Elbasanit kërkoi rikonstruksionin total të godinës duke shtuar edhe klasa, për shkak të numrit të madh të nxënësve, sistemin e ngrohjes dhe të gjitha parametrat e kërkuara. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat