Ja kush po e heton vrasjen në Bllok dhe një detaj ...

Shqipëria

Ja kush po e heton vrasjen në Bllok dhe një detaj ...

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 11:02
Foto

Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të enjtes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, Prokuroria ka ngritur grupin hetimor.

Ky grup drejtohet nga Elisabeta Imeraj (në foto) ndërsa prokurorë janë Kreshnik Ajazi dhe Artan Lulo.

Ata po marrin në pyetje të gjithë dëshmitarët.

Nga policia ka pasur shumë të shoqëruar për ngjarjen e rëndë. Ndërkohë, koha e ngjarjes ka qenë vërtet e sikletshme për autoritetet e rendit.

Kjo për faktin se vetëm 200 metra larg vendngjarjes, në Hotel Rogner janë akomoduar drejtorë dhe zyrtarë të lartë të policive të Ballkanit, Europol dhe DEA-s.

Ata ndodhen në Tiranë për një aktivitet të rëndësishëm që mbahet në Pallatin e Kongreseve në Tirane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat