Vrasja në Bllok, ish-gjenerali Gjunkshi: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Shqipëria

Vrasja në Bllok, ish-gjenerali Gjunkshi: Meta të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:01
Xhemal Gjunkshi

Ish-gjenerali Xhemal Gjunkshi, sot anëtari i Parlamentit si deputeti i PD, i ka bërë thirrje presidentit Meta që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas ngjarjes të së enjtes mbrëma në një prej zonave më të frekuentuara të kryeqytetit.

“Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si Anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare i bëj thirrje Presidentit të Republikës që të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare”, shkruan ai në një postim në rrjetin social Facebook.

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e kaluar në zonën e ish-Bllokut.

Personi që ka humbur jetën është Rigers Gaxha, i cili nga informacionet dyshohet se punonte si truprojë i shtetasit Ervis Martini, që ka mbetur i plagosur në këtë ngjarje. I plagosur ka mbetur edhe Laert Hasa.

Ndërkohë që policia përmes një komunikate për media ka bërë me dije se ka arrestuar dy të plagosurit, si dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat