Salianji: Prokuroria të çojë deri në fund hetimet për Agron Xhafaj, Rama e Xhafaj janë në dijeni të …

Shqipëria

Salianji: Prokuroria të çojë deri në fund hetimet për Agron Xhafaj, Rama e Xhafaj janë në dijeni të …

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 12:03
Deputeti demokrat Ervin Salianji

Deputeti demokrat Ervin Salianji ishte sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me skandalin e përfshirjes në trafik droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Salianji tha për gazetarët se e kishte dhënë dëshminë e tij në mënyrë që prokuroria mos të ketë asnjë alibi për të çuar deri në fund hetimet ndaj Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafaj bashkë me Ramën po përdorin infrastruturën shtetërore në mbrojtjen e Agron Xhafajt, theksoi Salianji.

Ai shprehu shqetësimin e tij pse Prokuroria nuk ka thirrur si persona në dijeni Ramën, Xhafajn apo Ballën.

“Nuk kam besim te prokuroria, ka 5 muaj që zvarrit çështjen” – theksoi deputeti demokrat.

Ai tha se autoritetet lejuan Agron Xhafajn të largohej nga Shqipëria për në Itali për dënimin e vjetër të tij, në mënyrë që të shmangnin akuzat e për trafik droge të kryera prej tij me mbështetjen e vëllait ministër.

Salianji u shpreh se nuk ka asnjë element të veprave penale të kryera prej nesh.

Të vetmit që duhet të kenë frikë duhet të jenë Rama, Fatmir Xhafaj dhe vëllai I tij.

Sot Agron Xhafaj është në burg kurse vëllai I tij është ministër për turpin e tij, përfundoi prononcimin e tij deputeti demokrat Ervin Salianji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat