E pyesin për vrasjen në ‘Bllok’, Xhafaj: Javën tjetër do godasim ca grupe…

Shqipëria

E pyesin për vrasjen në ‘Bllok’, Xhafaj: Javën tjetër do godasim ca grupe…

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 13:09
Foto

Ngjarja e rëndë e ndodhur natën e djeshme në zonë e ish-Bllokut në qendër të Tiranës, ka tronditur gjithë opinion publik, por për ministrin përgjegjës Fatmir Xhafaj, ajo ‘nuk ekziston’.

Paraditen e sotme pas fjalës në Ministreialin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është pyetur nga mediat edhe  për ngjarjen e rëndë në Ish Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe të plagosur dy të tjerë.

Por përgjigjja e tij ishte një injorim total i asaj masakre ku bilanci i të vdekurve, fatmirësisht mund të ishte edhe më i madh.

‘Besoj se përgjigja që thashë pak më lart është e vlefshme’ anashkaloi ministri i Brendshëm përgjigjen.

Por çfarë kishte deklaruar ‘pak më lart’, Xhafaj?

‘Lufta kundër krimit nuk është çështje ditësh apo javësh, por është një luftë që vazhdon. Ne jemi të angazhuar në këtë proces. Dëshiroj të them që javën të vijim do të shihni disa goditje të grupeve kriminale’, tha ai.

Pra përgjigjja ndaj interesimit të medias për ngjarjen e rëndë në ish-Bllok, e ministrit përgjegjës për këtë situatë të paprecedentë kriminale ishte; Javët në vijim, do të shihni disa goditje grupesh kriminale!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat