Berisha: Po pergatitet lirimi i grupit Bajri, kërcënojnë Ramën me video

Shqipëria

Berisha: Po pergatitet lirimi i grupit Bajri, kërcënojnë Ramën me video

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 14:16
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuari i natës së  4 tetorit në emisionin "360 gradë". Ai i është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe dilemave në lidhje me aktualitetin politik, por edhe strategjinë e Partisë Demokratike për të ardhmen. 

Duke ju referuar situatës së rendit ne vend Berisha bëri një akuzë direkte duke u shprehur se po përgatitet lirimi i Bajrave të Shkodrës, pasi sipas tij ata kanë videon e Edi Ramës në një lokal në Dobraç. 
Sali Berisha: Po përgatitet lirimi i Bajrave të Shkodrës, sepse kanë videon e Edi Ramës në lokal në Dobraç dhe po e kërcënojnë.

Artur Zheji: Cila është kjo video?

Sali Berisha: Në mbledhje me ta, në aheng

Beti Njuma: Po bëni një akuzë të rëndë

Sali Berisha:  Nuk po bëj akuzë është 100% e vëretë kjo që them unë. Kush e çoi ministrin e Jashtëm tek Safet Bajri për votën e Dukës? Ministri i Jashtëm shkoi ti kërkoj Safet Bajrit të burgosë tre ditë presidentin e klubit të Velipojës të votojë për Finon nëse nuk voton për Finon të paktën të votojë për Dukën. I premtuan Safet Bajrit ta heqin denimin e Belgjikës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat