Kush është ish-komandoja i dyshuar për vrasjen në ish-Bllok?

Shqipëria

Kush është ish-komandoja i dyshuar për vrasjen në ish-Bllok?

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 15:45
Fabian Gaxha

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital.

Mësohet se në kërkim të policisë është ushtaraku, Mevjol Bilo, i cili dyshohet edhe si personi që ka qëlluar me armë. Raportohet se pas konfliktit mes dy grupeve, ish-komandoja i është afruar tavolinës dhe ka nxjerrë armën duke e qëlluar.

Për pasojë ka mbetur i vrarë Fabian Gaxha, i cili mësohet se ka qenë në kërkim prej policisë. Përplasja ka ndodhur në një nga lokalet e njohura në zonën e ish-Bllokut, në një ambient të veçuar. Po ashtu të plagosur kanë mbetur 36-vjeçari Ervis Martinaj dhe 28-vjeçari Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër.

Ekspertët kriminalistët po vëzhgojnë kamerat e sigurisë për të mësuar më shumë detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. Kamerat kanë kapur vetëm hyrje-daljet, por jo momentet e sherrit, pasi në ambientin privat nuk kishte kamera.

Pas ngjarjes zona e ish-Bllokut është blinduar nga forcat e policisë. Burimet nga grupi i hetimit bëjnë me dije se në atentat janë përdorur 2 pistoleta. Në vendngjarje janë gjetur 11 gëzhoja armësh, si dhe tre armë zjarri tip “Glock”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat