Prodhuesit shqiptarë, marrëveshje me shoqatën e siguruesve

Shqipëria

Prodhuesit shqiptarë, marrëveshje me shoqatën e siguruesve

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:23
Pamje nga marrëveshje me shoqatën e siguruesve

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë dhe Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë kanë firmosur sot një Marrëveshje Bashkëpunimi për krijimin e kushteve për zhvillimin e sektorëve prodhues dhe atij të sigurimeve.

Bashkëpunimin midis palëve konsiston në mbrojtjen e interesave të përbashkëta, apo përqafimin e praktikave më të mira ndërkombëtare, nëpërmjet paraqitjes së propozimeve konkrete apo dhe ngritjes së problematikave me interes të përbashkët pranë autoriteteve kompetente shtetërore. Duke pasur në konsideratë fushën e veprimtarisë prodhuese, fokus i veçantë do t’i kushtohet shtrirjes së veprimtarisë siguruese në sektorë të tillë si prodhimi i lëndëve të para, bujqësia, turizmi, agro-përpunimi, import-eksporti, etj.

Marrëveshja e bashkëpunimit përfshin edhe shkëmbimin e përvojave profesionale në fushat respektive si dhe trajnimet e përbashkëta me synim rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore apo dhe ndërgjegjësimin e publikut për fushat respektive.

Të pranishëm në aktivitet ishin anëtarët e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Sekretari i Përgjithshëm Arben Shkodra, si dhe anëtarët e Shoqatës së Siguresve. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat