Rradhë kilometrike në Kakavijë, pala greke bllokon kalimin e automjeteve

Shqipëria

Rradhë kilometrike në Kakavijë, pala greke bllokon kalimin e automjeteve

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:25
Rradhë kilometrike në Kakavijë, pala greke bllokon kalimin e automjeteve

Kalimi i qytetarëve dhe automjteve në doganën e Kakavijes është bllokuar për shkak të palës greke.

Doganierët grekë thonë se ka defekt në sistemin e tyre kompjuterik. Për këtë arsye, radha e automjeteve në territorin grek që janë në pritje për të hyrë në Shqipëri, ka shkuar deri në 3 kilometra.

Nuk ka informacion se sa do të vazhdojë kjo situatë, e cila ka shkaktuar irritim tek qytetarët të cilët po presin prej disa minutash në radhë kilometrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat