Kryemadhi: Rama frikacaku ka eliminuar kundërshtarët, duhet ta shporrim

Shqipëria

Kryemadhi: Rama frikacaku ka eliminuar kundërshtarët, duhet ta shporrim

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 18:37
Monika Kryemadhi

Në një takim të mbajtur me strukturat e LSI-së në Cërrik, Monika Kryemadhi, i ka mëshuar fort faktit se e keqja më e madhe e këtij vendi është kryeministri Rama. Duke përmendur emra konkretë, për arsyen pse jemi në këtë gjendje, ajo ka thënë se nga Reforma në Drejtësi ka shpëtuar Saimir Tahiri, dhe kriminelët e Ramës. Po kështu ajo është e mendimit se Rama ka eliminuar të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që i kishte kundër.

“Ne nuk mund të jemi më alibi e Edi Ramës në Parlament. Shumë mund të thonë që shkoni në Parlament, diskutoni ligjet. LSI ka që në 2016-n që ka çuar ligjin kundër konçensioneve në Parlament. Ai akoma nuk e ka sjellë. Pse të shkoj në Parlament unë, kur opozita ka çuar amendamentet për të zhbllokuar Reformën në Drejtësi, ai e ka rrëzuar ende pa e çuar në Parlament. Nga Reforma në Drejtësi ka shpëtuar Saimir Tahiri nga burgu, dhe krimnelët e Ramës, jo qytetarët.

Rama të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kishte kundër, i ka eliminuar me të ashtuquajturin Vetting. Kur ne i bëjmë Vetting policëve, prokurorëve, gjyqtarëve, pse të mos i bëjmë Vettingun edhe Edi Ramës. Edi Rama është frikacaku më i madh. Ai ka frikë nga ikja nga pushteti dhe nga revolta popullore. Ai mendon se duke i varfëruar shqiptarët, do ti kontrollojë ata sikur të jenë skllevërit e tij, prandaj ne duhet të bashkohemi dhe të luftojmë për ta larguar”, deklaroi Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat