Reagim i ashpër i zv.kryeministrit italian: Karabinierët që vranë shqiptarin meritojnë medalje

Shqipëria

Reagim i ashpër i zv.kryeministrit italian: Karabinierët që vranë shqiptarin meritojnë medalje

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 20:02
Matteo Salvini

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini reagoi në lidhje me një tentative për grabitje ku mbeti i vrarë shqiptari, Eduart Kozi.

Ai u qëlluan nga karabinierët pas një tentative për grabitje në një dyqan cigaresh.

Dy karabinierët dhe roja e sigurisë u përpoqën të ndalonin grabitësit, edhe pse prokuroria ka hapur hetim për të verifikuar nëse janë tejkaluar kompetencat apo jo.

Por zv/kryeministri dhe njëkohësisht ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, në një postim në Tëitter shkruan se “ata nuk meritojnë të hetohen, por meritojnë një medalje”.

“Karabinierët dhe roja e sigurisë, që rrezikuan jetën e tyre, bënë vetëm detyrën e tyre: nuk meritojnë një hetim, por një medalje,” shkruan Salvini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat