Salianji: S'hyjmë në Kuvend nëse nuk votohet vetingu për politikanët

Shqipëria

Salianji: S'hyjmë në Kuvend nëse nuk votohet vetingu për politikanët

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 22:41
Ervin Salianji

PD është e vendosur në qëndrimin e saj.

Nëse nuk votohet propozimi i opozitës për vetingun e politikanëve ajo nuk do të hyjë në Parlament. Deputeti demokrat, Ervin Salianji i ftuar në studion e lajmeve të Ora News tha se nuk mund të rrinë në një Kuvend ku ka banditë dhe kriminelë.

Ervin Salianji: Nëse nuk votohet vetingu ne nuk jemi në Kuvend. Është qëndrimi i shprehur i PD. Ne nuk mund të rrimë në një Kuvend me banditë, përdhunues, kriminelë dhe persona që i përdorin këta për të gjeneruar pushtet. Ne kemi propozuar zgjidhjen në këtë situatë dhe nuk e di kush mund të jetë zgjidhja tjetër dhe si mund të rrimë ne një Parlament ku nuk mund të debatohet për pr/ligj apo për ndonjë formë të zhvillimit të Shqipërisë, por debatohet me gjuhën e forcës, përdhunimit dhe hajdudllëkut në këtë vend.

Ai tha se Komisioni i Venecias është shprehur njëherë për këtë proces dhe ajo që po bën mazhoranca, sipas Salianjit është thjesht zvarritje e procesit.

Ervin Salianji: Ne e kemi thënë dhe kemi pasur qëndrim të qartë që komisioni i Venecias është shprehur për raste të ngjashme. Është shprehur për vetingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve është shprehur në rastin e personave që zgjidhen për ligjin e dekriminalizimit. Ky është një vazhdim i vetingut dhe dekriminalizimit, kështu që Komisioni i Venecias është shprehur. Kjo është një zvarritje pafund e procesit për të shpëtuar dhe qëndruar akoma në detyrë personat që janë të lidhura me krimin në të gjitha palët politike. Zvarritja e votimit të amendimit tonë për ndryshimet kushtetuese i shërben vetëm një grushti politikanësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat