Artan Hoxha me një tjetër version të ngjarjes në Bllok

Shqipëria

Artan Hoxha me një tjetër version të ngjarjes në Bllok

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 23:02
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga ngjarja e së enjtes në Tiranë ku u vra Fabjol Gaxha dhe u plagosë Eljon Hato.

Hoxha ka deklaruar se ngjarja mund të cilësohet ende misterioze sa i përket konfliktit mes dy grupeve, por ai duke folur për Report TV ka thënë se grupi i komandos, Marvjol Bilo që qëlloi për vdekje Fabjol Gaxhën u thirr që të vinte në lokal në kohën sa grupi i Ervis Martinajt ishte aty.

Ai ka bërë të ditur se në atë kohë në lokalin që frekuentohet nga VIP-a dhe biznesmenë ishte e pranishme edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila është edhe e dashura e Ervin Matës i cili është i përfshirë në konflikt.

Sipas Hoxhajt, pista hetimi janë disa dhe grupi hetimor nuk mund t’i anashkalojë ato për ta fokusuar ngjarjen vetëm në një motiv sipas tij banal siç mund të jetë ai i ngacmimit të këngëtares nga viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat