Shkrimi i IFIMES: Edi Rama, i lidhur me njerëz te errët, një nga shtyllat e krimit politik në Ballkan

Shqipëria

Shkrimi i IFIMES: Edi Rama, i lidhur me njerëz te errët, një nga shtyllat e krimit politik në Ballkan

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 07:30
Edi Rama

Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES) ka bërë një analizë të shkëlqyer dhe të hollësishme për situatën në rajonin ku ne jetojmë. Analiza shkon sidomos në lidhje me situatën politike të raportit mes Prishtinës dhe Beogradit, raportet e Thaçit me Vuçiç, pavarësia e Kosovës, por se aty përmendet edhe Edi Rama, si dhe liderë të tjerë ballkanikë, e deri te referendumi në Maqedoni.

Në analizë, ndër të tjera thuhet se Rama dhe Thaçi përfaqësojnë shtyllën e krimit politik në Ballkan. Në shkrim përmenden çështje që kanë të bëjnë edhe në raportet mes shteteve, kurse ndër të tjera thuhet edhe akuza se Rama dhe Thaçi përfaqësojnë krimin politik në një pjesë të rajonit ballkanik. IFIMES nënvizon gjithashtu se korrigjimi i mundshëm mes kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të ishte zgjidhje, por përkundrazi do të krijohej situatë kaosi dhe tensioni, që do nxiste luftëra dhe mbi 2 milionë refugjatë, e tragjedi të shumta.

Në analizë, Rama goditet rëndë në imazhin e tij, duke i përmendur faktin se në Kosovë është i lidhur me njerëz, të cilët dikur kanë qenë në krye të Kosovës, në kohën e errët kur president i Serbisë ishte kasapi i Ballkanit, Slobodan Millosheviç. 

“Rama është i lidhur me njerëz që kanë lidhje të fuqishme me regjimin e Slobodan Millosheviçit në vitet 1990. Iniciativa Thaçi-Vuçiç minon themelet e BE dhe konceptet amerikane të komuniteteve multietnike. Realizimi i marrëveshjes Vuçiç-Thaçi do të shkaktonte ndryshime tektonike në rajon, duke çuar në konflikte të reja, viktima, tragjedi dhe valë të re prej të paktën dy milion refugjatë, të cilët do të duheshin të kërkonin strehim në shtetet e BE. Prandaj, ata që mbështesin një marrëveshjeje të tillë do të duhet të marrë përgjegjësinë për minimin e rajonit”, – thuhet ndër të tjera në analizën e IFIMES.

Po në këtë shkrim nënkuptohet në mënyrë të qartë se mbështetja që Edi Rama ia ka dhënë korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është ide e gabuar që çon në konflikte të reja në rajonin e Ballkanit. Në këtë shkrim vihet në dukje se Rama ka lidhje me njerëz në Kosovë, që janë njëjtë si Vuçiçi dhe Daçiçi, të përlyer me veglat e makinerisë makabre dhe vrastare të vrasësit, kriminelit të madh e gjenocidalit të popullit shqiptar, Slobodan Milosheviç.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat