Xhisiela Maloku përfundon në spital

Shqipëria

Xhisiela Maloku përfundon në spital

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 08:51
Xhesiela Maloku

Në më pak se dy muaj ajo humbi më shumë se 20 kilogramë. Këtë të premte Xhisiela Malokut, postoi në rrjetet sociale një foto nga një spital privat në Tiranë.

Gsh raporton se kontaktoi në telefon me vajzën që trazoi mbarë opinionin publik dhe politikën dhe 25-vjeçarja tha se prej 2 ditësh kishte rënie të imunitetit. Tek spitali privat, Xhisiela Maloku tha se ka marrë disa qetësues dhe se tani ndihet më mirë. Gjykata e Krujës dha masën e “arrestit në burg” për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

I riu u arrestua nën akuzën e përndjekjes ndaj 25-vjeçares Xhesiela Maloku. Në dy intervista, në “Top Channel” dhe “Tv Klan” ajo mohoi që ndaj saj të ishte ushtruar dhunë, duke deklaruar se ajo e kishte bërë gjithçka nga xhelozia dhe se kallëzimi i saj kishte qenë i rremë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat