Kapet droga që po i dërgohej “të fortit” të Beratit - Bota Sot
Kapet droga që po i dërgohej “të fortit” të Beratit

Shqipëria

Kapet droga që po i dërgohej “të fortit” të Beratit

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 13:15
Mishi ku ishte futur droga

Një sasi droge që kishte për destinacion Lulzim Cakën,  të njohur si ‘i forti’ i Beratit është kapur mëngjesin e djeshëm. Droga po futej në ambientet e burgut të Lushnjes.

Besnik Bali është arrestuar nga policia e burgu, ndërsa sasia prej 600 gramësh kanabis është gjetur e fshehur në një pako mishi.

Njoftimi i Policise se Burgjeve:

Në datë 5 tetor 2018, rreth orës 11:45 gjatë kontrollit të shtetasit Besnik Bali në ambjentet e kontrollit në IEVP Lushnje u gjet e fshehur në ushqime sasiae lëndës narkotike, e presuar dhe e paketuar përmes mbështjelljes me natriban.

Droga ishte futur brenda një sasie mishi, të cilën Besnik Bali po ja dërgonte një shtetasi të dënuar, i cili vuan dënimin në IEVP Lushnje.

U kryen të gjithë veprimet procedurale dhe në bashkëpunim me Drejtorinëe  Policisë Elbasan dhe u krye arrestimi nëflagrancë i shtetasit Besnik Bali.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Elbasan, Policia gjeti një tjetër sasi lënde narkotike të ngjashme me atë që u kap në IEVP Lushnje. Materialet e çështjes i kaluan Prokurorise së rrethit Elbasan për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...