Mjekët japin alarmin: Rreth 11% e popullisisë vuajnë nga veshkat në Shqipëri

Shqipëria

Mjekët japin alarmin: Rreth 11% e popullisisë vuajnë nga veshkat në Shqipëri

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Sëmundjet e veshkave po kthehen ne nje uragan te rrezikshme per popullsinë shqiptare.

Kështu e cilësojnë mjeket situatën ne vend pas shqyrtimit te te dhënave te check up. 10.6 % e popullsisë mbi 30 vjeç ka dëmtime te veshkes dhe mosfunksionim te saj ndersa po rritet çdo dite numri i pacienteve qe kërkojnë hemodialize, 1380 deri tani. Nefrologu Myftar Barbullushi tregon se shkak i rritjes se shpejte te sëmundjeve te veshkave eshte diabeti dhe kequshqyerja.

 Gjate konferencës se nefrologjise mjeket theksuan se parandalimi mund te arrihet vetëm përmes diagnostikimit te hershem.
 
Me rritjen e semundshmerise se veshkave jane shtuar edhe kostot financiare. Vetëm per nje te semure me homodialize fatura financiare ne vit është 20 mije euro. Neforloget propozuan qe mjeket e familjet te specializohen per kapjen ne kohe te problemeve te veshkës dhe specializimi i nefologjise nga 3 te behet 4 vjet per ti dhene me shume rendësi parandalimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat