Babalja, Rama reagon pas masës së Prokurorisë

Shqipëria

Babalja, Rama reagon pas masës së Prokurorisë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 16:12
Edi Rama

Përmes një reagimi në rrjete sociale Kryeministri Edi Rama është shprehur për masat e sigurimit të personave të kërkuar nga Prokuroria lidhur me hetimin e audiopërgjimit që u aludua se implikon vëllanë e ministrit të Brendshëm.

 “Uroj që arrestimi i aktorëve të Babale 1 të jetë fillimi,jo fundi i drejtësisë mbi një maskaradë të orkestruar për të llahtarisur dynjanë e rrëzuar qeverinë. Pas mjeranëve të paguar për t’u përgjuar,qëndrojnë autorë e pagatorë të këtij krimi që duhet të paguajnë deri në fund”,-shkruhet në postimin e Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat