Përfaqësuesi i PE vjen në Shqipëri për vettingun në politikë

Shqipëria

Përfaqësuesi i PE vjen në Shqipëri për vettingun në politikë

Më: 6 tetor 2018 Në ora: 21:23
Knut Fleckenstein

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein thotë se do të zhvillojë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha për t’u njohur me propozimin e opozitës për vettingun në politikë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Radio Televizionit Shqiptar në Bruksel Arta Tozaj, Fleckenstein thotë se iniciativa është dicka interesante.

KF: Unë nuk mund t’i ndjek realisht ata kur flasin për vonesa të mëdha, apo probleme në procesin e vetingut, pasi ka gjithnjë diçka që do shtyhet, apo diçka që nuk shkon kur vihet në zbatim. Sa i përket vetingut të politikanëve, kjo është diçka që nuk e kam dëgjuar kurrë më parë dhe mendoj se është një ide interesante, ndaj dhe unë po pres me padurim për vizitën e radhës në Shqipëri, në Nëntor, për të pyetur vetë zotin Basha se çfarë fshihet aty e se cili është këndvështrimi i tij mbi këtë problem. Mbase do të mund të mësoj diçka.

Teksa pyetet për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-së në përmirësimin e Kodit Zgjedhor, Fleckenstein i fton partitë politike të bashkëpunojnë në realizimin e saj.

KF: Unë kam biseduar para pak muajsh me të dy krerët e komisionit ad-hoc, të cilët po draftojnë ligjin e ri elektoral dhe të dy përfaqësuesit, socialist e demokrat, më dhanë përshtypjen se ata po përpiqen fort për të gjetur mënyrën e duhur e një zgjedhje të mirë. Unë vetëm mund të shpresoj se OSBE gjithashtu do të ketë të njëjtin mendim për produktin e tyre në fund. Sigurisht, të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë dhe duhet ta provojnë shancin e tyre.

Çfarë ndodh në rast se opozita vendos të mos marrë pjesë?

KF: Oh jo prapë me këtë lloj diskutimi. Më ka ardhur pak në maj të hundës me këto “nuk shkoj në punë”, “nuk marr pjesë në zgjedhje”.. Kushdo që i ka këto ide, është ide e keqe. Nuk ka rëndësi, nëse është rasti për socialistët maqedonas, siç ishte pak kohë më parë, apo opozita këtej (Tiranë).. Por unë nuk kam dëgjuar ende prej tyre se nuk do të marrin pjesë.

Raporteri Flakenshtain ndan besimin se Shqipëria do ta mërrë hapjen e negociatave në qershorin e vitit të ardhshëm, por kërkon më shumë përparim përsa i përket Luftës së kundër krimit të organizuar , korrupsionit si dhe në fushën e të drejtës së pronës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat