Basha: Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor

Shqipëria

Basha: Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 07:25
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka cilësuar të pritshëm vendimin e Prokurorisë për të kërkuar "arrest me burg" për, Albert Veliun, dëshmitarin X në audiopërgjimin që PD publikoi dhe që denonconte se Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm vijonte trafikun e drogës drejt Italisë.

“Kush priste dicka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim” shkruante Basha në një postim në Tëitter.

Basha ka vijaur edhe me një reagim tjetër në rrjetin social ku shkruan se me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor dhe bën thirrje për rrëzimin me çdo mjet të mafias në pushtet.

"Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat