Sherri për motive banale, nxjerr zbuluar shpërndarësit e drogës

Shqipëria

Sherri për motive banale, nxjerr zbuluar shpërndarësit e drogës

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 10:42
Ilustrim

Dy persona jane vene ne pranga nga policia e Elbasanit pasi gjatë kontrollit në banesë u janë gjetur kokainë dhe kanabis.

Policia bën me dije se në pranga kanë përfunduar Arben Farka, 35 vjeç, banues në lagjen 11 Nëntori, Elbasan dhe Gramos Nasto, 41 vjeç, banues në lagjen “Dyli Haxhire” Elbasan.

Sipas policisë, dy të arrestuarit në lagjen “11 Nëntori”, për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Elbasan, kanë ushtruar kontrollet në banesat e shtetasve, ku shtetasi A.Farka ka kundërshtuar punonjësit e policisë për kontrollin e banesës së tij. Policia gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi gjeti dhe sekuestroi një dozë me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë, ndërsa në banesën e shtetasit G. Nasto, gjeti dhe sekuestroi 2.4 gramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , parashikuar nga nenet 236/2 dhe 283 të Kodit Penal për shtetasin A.Farka ndërsa shtetasi G.Naso për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat