Vrasja në ish- Bllok, jepet sot masa e sigurisë për dy të plagosurit

Shqipëria

Vrasja në ish- Bllok, jepet sot masa e sigurisë për dy të plagosurit

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 10:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë sot në orën 12:00 masën e sigurisë për dy të plagosurit në ngjarjen e mbrëmjes së enjte në një lokal në ish Bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate.

Dy të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa janë në masë arresti.

Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se akuza do kërkojë arrest në burg për Martinajn si dhe për mikun e tij që ndodhet në spital në gjendje kritike Eljon Haten.

Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti,  pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal.

Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.

Dyshohet se ‘mollë sherri’ për konfliktin mes 7 personave ka qenë ngacmimi i këngëtares Elvana Gjata, e cila ndodhej në lokal bashkë me të dashurin e saj, i cili është në kërkim. Megjithatë policia dhe prokuroria janë duke hetuar edhe për një konflikt të mëparshëm mes palëve.

I arrestuar në Kakavijë në tentativë për t’u larguar:

-Galdo Hoti

Të plagosur dhe në masë arresti:

– Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë

– Eljon Hate, 28 vjeç, banues në Shkodër

Në kërkim:

– Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë ( I dashuri i Elvana Gjatës)
– Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë;

– Mevjol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë; (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat