"I shkarkuari për korrupsion emërohet sekretar i PS-së"

Shqipëria

"I shkarkuari për korrupsion emërohet sekretar i PS-së"

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 11:43
Ilustrim

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha ish-drejtori i ALUIZN-t në Sarandë i shkarkuar për korrupsion është emëruar sekretar organizativ në Partinë Socialiste lokale atje.

Berisha publikon nje mesazh qe e informon se para tre muajve, me dt 6 korrik drejtori i Aluiznit Sarande shkarkohet per korrupsion dhe dergohet per ndjekje penale.

Dy dite me pare, Kallam Deshtaku me te derguarit e tij, Taulant Bego/Jaris dhe ministri qe çdo tre muaj i thyejnë shtëpinë dhe i vjedhin thasët me euro, e emërojnë sekretar organizativ te Partisë Siciliste për Sarandën.

Vetem para tre muajsh e shkarkuan dhe e kallezuan penalisht, ndersa dje e emeruan sekretar partie ??!!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor Berisha ! Dje Partia Socialiste Sarande ne prani edhe te Taulant Balles dhe Damian Gjiknurit mblodhi Asmblene e saj ku zgjodhi ( emeroj ne fakt ) sekretariatin. Sekretar Organizativ zgjodhi Mariel Muratin., ish - drejtor i Aluiznit Sarande i pushuar dhe kallezuar penalisht nga Ministrja Etilda Gjonal me 6 Korrik, pra tre muaj perpara, e deklaruar kjo mase ekstreme publikisht ne koference shtypi nga zonja ministre. Pa u thare akoma boja e shkarkimit dhe e kallezimit nga Njesia Antikorrupsion, Balla dhe Gjiknuri e emerojne sekretar organizativ., ky eshte morali “ Bandes “, ju pershendes..ketu me poshte keni njoftimin e shtypit te shkarkimit te tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat