Deputeti i PD nxjerr fotot; Çfarë po transporton makina me targa policie?

Shqipëria

Deputeti i PD nxjerr fotot; Çfarë po transporton makina me targa policie?

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 16:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, permes nje postimi në Facebook ka ironizuar policine teksa ne aksin rrugor TEG-Tirane eshte pare nje makine me targa policie që transportonte zhavorr.

Postimi i deputetit Luciano Bocit:

POLICIA QË BËN TRANSPORT…

Ndodh edhe kjo!!!

Meqenëse policinë e kemi shumë nikoqire, ajo kujdeset për të gjitha e nuk le gjë prej gjëje t’i kalojë nën hundë….

E nuhat lekun.

Tipar vigjilence ky!

Merret me “prerje” hashashi.

Mbron krimin nga qytetarët.

Godet fëmijë e gra.

Tani çuditshëm po merret me ndërtim…

Makina e rëndë në foto e video që s’ka lidhje me policinë, mban targa policie.

Duket si barcaletë me polica por është e vërtetë.

Transporton prej kohësh zhavor, inerte siç duket në aksin TEG-Tr.

Se ç’lidhje ka policia me transport inertesh këtë vetëm A. Veliu mund të na e thojë.

Do Zoti transporton vetëm inerte se ku i dihet???!!!

Prit tani kur të shohim ndonjë maune me targa policie…me “miell”!!!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat