Meta kthehet në vendlindje, zbulon arsyen e fortë që e çoi në Skrapar

Shqipëria

Meta kthehet në vendlindje, zbulon arsyen e fortë që e çoi në Skrapar

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:24
Presidenti i Republikës, Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm sot në qytetin e Skraparit, vendin e tij të lindjes.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shkuan se sëbashku me kreun e Bashkisë së qytetin rivendosën sot pllakën përkujtimore me emrat e 17 heronjve të rënë në betejën e Tendës së Qyqit.

“Kisha nderin sot që bashkë me kryetarin e Bashkisë të Skraparit, zotin Nesim Spahiu të rivendosnim pllakën përkujtimore me emrat e 17 heronjve të rënë në betejën madhështore të Tendës së Qypit nga 20-26 Janari i 1944, në kulmin e Operacionit të Dimrit.

Kjo betejë e jashtëzakonshme deri në ndeshje trup me trup përfundoi me humbjen poshtëruese të pushtuesve falë gjakut të derdhur në betejë të partizanëve të Brigadës së parë Sulmuese dhe Grupit të Skraparit që u drejtua trimërisht nga Zylyftar Veleshnja. Kjo betejë pati një vlerë të madhe morale e psikologjike pasi tregoi se ai nuk ishte dimri i fundit i partizanëve por i pushtuesve.Të gjithë të përkujdesemi më shumë për monumentet e luftës dhe të dëshmorëve tanë,” shkruan Meta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat