Basha: Ndryshimet në ligjin antimafia janë kundër korrupsionit dhe oligarkisë

Shqipëria

Basha: Ndryshimet në ligjin antimafia janë kundër korrupsionit dhe oligarkisë

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 18:43
Kryetari i PD Lulzim Basha

Kryetari i PD Lulzim Basha solli në vëmendje pikat kryesore të platformës së opozitës për të luftuar korrupsionin dhe për t’i kthyer qytetarëve çdo pasuri që i është marrë nëpërmjet korrupsionit.

Në videon e shpërndarë nga kreu i opozitës renditen të parat masat “antimafia”, nëpërmjet të cilave vetifikohet, sekuestrohet, konfiskohet:

pasuria e kompanive private dhe pronave të tyre

Pasuria e zyrtarëve publikë që verifikohet se kanë abuzuar me detyrën.

Pasuria e personave të afërt me pronarin e kompanisë apo zyrtarin.

Qëllimi i paketës antimafia është:

Goditja e Korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin

Mbrojtja e pasurise publike

Garantimi i konkurencës së lirë

Në videomesazhin e kreut të opozitës sqarohet edhe një pikë tjetër e rëndësishme e paketës: cfarë verifikon antimafia .

Kontratat PPP

Kontratat e koncesionit

Kontratat e Prokurimit Publik

Kontratat e tjetërsimit të pasurive publike

Aktet për lejet, licensat, autorizimet për shfrytëzimin e pasurive publike.

Efektet e ligjit antimafia kanë efekte të menjëhershme dhe konkrete:

Ligji vepron para dhe pas hyrjes së tij në fuqi

Kontratat abuzive dhe korruptive anullohen.

Pasuria e përfituar në kundërshtim me ligjin u kthehet qytetarëve

Klima e biznesit përmirësohet

Pasuria e konfiskuar përdoret për shërbime dhe investime publike.

Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat