Çështja “Babale”! Salianji i përgjigjet Ballës: Nuk keni parë gjë akoma

Shqipëria

Çështja “Babale”! Salianji i përgjigjet Ballës: Nuk keni parë gjë akoma

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:08
Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji

Çështja "Babale" vijon të prodhojë replika dhe kundër replika ndërmjet dy kampeve politike PD-PS.

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së deputeti socialist Taulant Balla, i cili tha se zbardhja e Babale 1 dhe 2 i shërben edhe shpëtimit të PD.

Salianji duke ironizuar me një shprehje të kryeministrit Edi Rama tha se "nuk keni parë gjë akoma".

"Për të mbuluar përfshirjet e tua Taulant, Edi Ramës do i duheshin 5 vjet, jo 5 muaj, si në rastin e vëllait Agron, për të falsifikuar e prishur provat. Ti nga “furra” jote për 6 ditë nxorre tabulate telefonike “të skaduara”, por ato nuk bindin dot as miqtë e tu të krimit! Sot eshte dita për të thënë, nuk keni parë gjë akoma…", shkruan Salianji në një postim në rrjetet sociale./noa.al/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat