Berisha i publikoi foton/ Reagon Balla, tregon si qëndron e vërteta

Shqipëria

Berisha i publikoi foton/ Reagon Balla, tregon si qëndron e vërteta

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 22:35
Taulant Balla

Pas fotos së publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkroi se Taulant Balla ishte shfaqur me “bosin e kokainës”, ka reaguar kreu i Grupit të Socialistëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se fotoja e publikuar është montazh, duke sjellë edhe foton origjinale ku dukej me kryeministrin Rama dhe një tjetër zonjë në krah.

Më tej Balla ka vazhduar ironinë duke thënë: “Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin”

Postimi i plotë:

Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu deshtuan perseri sot turpshem me nje fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Moren nje person qe nuk i di as emrin, prene nje fotografi timen dhe prodhuan foto te montuar, te cilin portalet e Zenit te Saliut dhe te kunatit te Lulit e bene lajm. Po me mire te kishit vene Lulin bashkë me Babalen, sesa kete tipin

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat