Tritol banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut

Shqipëria

Tritol banesës së gjyshit të Xhisiela Malokut

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 09:05
Xhisela Maloku

Rikthehen shpërthimet në Fushë Krujë.

Gjatë darëkës së mbrëmshme ka shpërthyer një sasi eksplozivi në fshatin Larushk në mes dy banesave të kesaj zone. Ndërkohë policia njofton se nuk ka të lëndar vetëm disa dëme materiale.

Lënda shpërthyese ishte vendosur në mes të banesave të Ramazan dhe Besim Muçës.

Ramazan Muça është gjyshi i la Xhiesela Maloku e cila denoncoi kohë më parë djalin e deputetit socialist të Fushe Krujës për dhunim dhe perdhunim dhe me pas u tërhoq nepër studiot televizive nga denoncimi i saj.

Ja njoftimi i policise per ngjarjen

Fushë - Krujë Më datë 07.10.2018, rrerh orës 23:30, në fshatin Larushk Fushë-Krujë, në cepin e oborrit që lidh banesat e shtetasëve B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Janë shoqëruar në Polici 9 persona. Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e autorëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat