Tritol në familjen e Xhisiela Malokut, reagon ish- ministri i Drejtësisë

Shqipëria

Tritol në familjen e Xhisiela Malokut, reagon ish- ministri i Drejtësisë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në lidhje me sasinë e tritolit të vendosur në banesat e të afërmëve të Xhisiela Malokut reagoi edhe ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Ai ironizon duke shkruar se edhe për këtë rast do të akuzohet opozita.

“Edhe tritolin në banesën e gjyshit të Xhisielës e vuri Opozita, apo jo?! Prokuroria e Krimeve të Lehta do të akuzojë opozitën…”, shkruan Ylli Manjani.

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur nga rruga drejt cepit të oborrit që lidh dy banesat e shtetasve Besim Muça dhe Ramazan Muça, ky i fundit gjyshi nga e ëma i Xhisiela Malokut, por fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka pasur të lënduar, sikurse as dëme materiale.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të hetuar mbi rrethanat, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që ka shoqëruar 9 persona për t’i marrë në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat