I varur nga droga dhe i papunë, i jep fund jetës me pistoletë kunati i deputetit të PS

Shqipëria

I varur nga droga dhe i papunë, i jep fund jetës me pistoletë kunati i deputetit të PS

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:57
Elsid Isufaj

Ishte i papunë dhe i varur nga përdorimi i lëndëve narkotike. Në këto kushte, 25-vjeçari i identifikuar si Elsid Isufaj i ka dhënë fund jetës, duke u vetëqëlluar me pistoletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së dielës në Roskovec të Fierit, ndërsa janë zbardhur detaje të reja rreth viktimës.

Sipas gazetës “Panorama” , i riu rezulton të jetë kunati i deputetit të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Anduel Xhindi. Më pak se një muaj më parë, Xhindi u martua me motrën të riut, i cili u vetëvra një ditë më parë.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar të riun drejt vetëflijimit, ndërsa prej kohësh i riu ishte i papunë, siç kanë dëshmuar edhe familjarët.

Po ashtu, të njëjta burime, bëjnë me dije se i riu ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike, madje kohët e fundit ai kishte kërkuar ndihmë edhe te psikologët për të hequr dorë.

Njoftimi i plotë një ditë më parë nga ana e policisë:

Sot rreth orës 11:55, në banesën e tij në Roskovec është gjetur i pajetë shtetasi E.I, 25 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi E.I ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat