‘Një herë ti dhe një herë unë’, Rama zbulon: Luli më kërkoi pushtetin

Shqipëria

‘Një herë ti dhe një herë unë’, Rama zbulon: Luli më kërkoi pushtetin

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 10:58
Kreu i Qeverisë, Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kreu i Qeverisë, Edi Rama ka treguar sot gjatë fjalës para grupit të tij parlamentar se kryedemokrati Basha i ka kërkuar pushtet në tavolinë me marrëveshje.

“Ma ka thënë vetë Luli, pushtetin me marrëveshje në tavolinë, njëherë ti, njëherë unë, është e vetmja gjë që unë Lulit nuk ia jap dot. Mund t’i jap gjysmën e zemrës, po këtë nuk ia jap dot, pushteti nuk është i imi, është i atyre që kanë votën, edhe po të luten nga veriu në jug, se Taulanti nuk del dot se do presë sa Klajda të shohë filmimet, ne na marrin me gurë po Lulit pushtetin nuk ia japim. Ndaj Lulzim, Monika e opozita sot janë i mbyturi që bërtet, Monika i hap më shpjet sytë i mbyll më vonë, Luli e kundërta, i mbyturi të thotë do të mbys. Të pafytyrë e të pabesë deri në fund”– thotë ai.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka folur kryesisht mbi akuzat dhe sulmet e pavend ndaj qeverisë, nga opozita e drejtuar nga Lulzim Basha, edhe pse siç theksoi ai, të dhënat mbi numrin e vrasjeve janë ulur deri në përgjysmim, apo është pesëfishuar sekuestrimi i pasurive të atyre që kanë lidhje me krimin.

Duke u ndalur në rastet e shumta të denoncuara nga opozita, të cilat kryeministri Rama i ka quajtur si produkte të “Kinostudios Luli shpk”, ai ka theksuar se sulmet dhe akuzat ndaj qeverisë apo individëve të veçantë të partisë në pushtet janë të pabaza.

“Në dritaret e SHQUP-it flitet vetëm për drogën dhe krimin, ndërsa tani kanë shtuar rëndshëm edhe shpifjet. Akuzat ndaj ministrit Xhafaj apo ajo ndaj kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, janë monstruoze. Sa i përket rastit Babale 1, ajo bisedë nuk ka ekzistuar kurrë. Vëllai i ministrit në atë përgjim është veçse një aktor mjeran i paguar. Zullimi është edhe më i trashë sesa kaq, sepse Babale 1 nuk ra nga qielli. Megjithëse lojës po i vjen fundi, ka ende pjesë të pazbuluara nga Babale 1. Edhe rasti Babale 2, ai me Xhisiela Malokun do të rezultojë sërish një përpjekje e dështuar e opozitës. Mbrëmë, asaj vajze i është hedhur lëndë plasëse në oborrin e banesës së të afërmve. Ajo vajzë u dhunua publikisht për ditë të tëra, ndaj i bëj thirrje Prokurorisë ta zbardhë deri në fund”, tha ndër të tjera Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat