Rama urdhër Arta Markut/ Trajtoje ‘Xhieselën’ si ‘Babalen’...

Shqipëria

Rama urdhër Arta Markut/ Trajtoje ‘Xhieselën’ si ‘Babalen’...

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:00
Edi Rama

Që Arta Marku si prokurore e përkoheshme e përgjithshme është thjeshtë një zëdhënëse e Edi Ramës, kjo ishte diçka që u konfirmua me mbylljen e dosjes ndaj Agron-Geron Xhafajt.

Por sot Edi Rama ka vazhduar me urdhrat e tij drejtuar prokurores së përkohshme.

Duke folur para deputetëve të tij, Rama ka urdhëruar kryeprokuroren e përkoheshme që edhe dosjen e Xhisiela Malokut ta trajtojë njësoj si ‘Babalen’.

E këtë urdhër Rama ka zgjedhur ta japë publikisht, si në rastin e parë kur tha se në audio-përgjimin skandaloz nuk ishte zëri i Agron-Geron Xhafajt.

Pas mbylljes së kësaj dosje, Rama po vepron njësoj edhe me skandalin e Xhisiela Malokut, ku i përfshirë është numri 2 i PS-së, Taulant Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat