Basha flet me emra: Ja bandat dhe të fortë me të cilët Rama mori votat

Shqipëria

Basha flet me emra: Ja bandat dhe të fortë me të cilët Rama mori votat

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 11:28
Kreu i PD-së Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka vendosur të flasë me emra konkretë.

Duke prezantuar paketën për ‘Çlirimin e zgjedhjeve nga krimi’, Basha ka përmendur të fortët dhe bandat që PS ka angazhuar në zgjedhje dhe që i kanë mbledhur votat për Rilindjen e Ramës.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

‘Bajrat e Shkodrës u kthyen në punëtorë elektoralë.

Më shumë lidhje em politikanët sesa me kriminelët.

E njejta gjë edhe në Elbasan. Po ashtu edhe në rastin e Tahirit. Më shumë vota i sollën Ramës, bandat e krimit.

Edhe në Durrës, banda e Lulzim Berishës.

Në Vlorë kaluam

Në Dibër, Ymer Lala.

Bandat vazhdojnë të diktojnë vendimet politike dhe presin në qelitë e burgjeve, në audiencë, politikanë dhe kolegë të tyre të rrjeteve ndërkombëtare. Ky është fakt.

Krimi mbetet një nga shtyllat kryesore të zgjedhjeve në PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat