Pas thuajse çdo ngjarje të rëndë në vend, ka një nxitim për të thënë se opozita ka pjesën e saj të fajit. Kur u bllokua integrimi i Shqipërisë në BE, u tha se e ka bërë opozita. Kur ndodhën ngjarjet kriminale në Shkodër, u tha se po frymëzohen nga opozita.
Tani që është vendosur tritol në banesën e Xhisiela Malokut, kjo e fundit dhe kryeministri Edi Rama akuzuan opozitën.
“Vendosja e tritolit është mëse e qartë, është bërë nga PD dhe opozita për të sulmuar drejtpërdrejt sepse të vërtetën e di unë dhe vetëm unë”, tha Xhisiela Maloku.
“Çfarë do më ndodhë mua dhe familjes time në vazhdim, Partia Demokratike do mbajë pëgjegjësi të plotë”.
Mirëpo deri më tani, mazhoranca e ka akuzuar kundërshtarin politik se fle gjumë, se e kërkon pushtetin në tavolinë, se është i mefshtë, etj.
Duket disi paradoksale që t’i bëjë të dyja, edhe gjumin, edhe tritolin dhe bllokimin e integrimit.
“Imagjino pak Lulin duke lidhur fijet e minave te shtepia e Xhisielës i veshur me kamuflazh,” ironizon gazetari Klodian Tomorri në rrjetet sociale.