Xhisiela i dërgon mesazh personal Berishës, Paloka: Këta ia kalojnë edhe Enverit

Shqipëria

Xhisiela i dërgon mesazh personal Berishës, Paloka: Këta ia kalojnë edhe Enverit

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:41
Xhisiela Maloku

Pak minuta pasi bëri përgjegjëse Partinë Demokratike për tritolin që iu hodh në oborrin e shtëpisë, Xhisiela Maloku ka edhe një mesazh personal për Sali Berishën. Mesazhin e saj vajza nga Nikla që mori vëmendjen e saj pas publikimit të historisë së dhunës nga djali i deputetit të PS, Rexhep Rraja e ka dërguar pranë Report TV.

Ajo i kërkon ish-kryeministrit ta lërë rehat atë dhe familjen e saj. Në gjithë këtë histori, Xhisiela thotë se askush nga PD nuk iu gjend pranë. Vajza shton ndër të tjera se për çdo gjë që i ndodh asaj e familjes së saj do mbajë përgjegjësi PD.

“Kam dhe diçka në lidhje me Sali Berishën, personalisht. I kërkoj që ai dhe partia e tij të më lërë rehat mua dhe familjen time sepse ata kanë hallin e tyre jo hallin tim. Unë dyshoj tek Partia Demokratike për motivet e tyre politike, gjë e cila është e qartë nga i mbarë opinioni publik deri ditën e sotme. Këto të Partisë Demokratike përse nuk erdhën askush t’më pyesin, qoftë dhe me një telefonatë si jam, në çfarë gjendje jam, çfarë po ndodh. Përgjigjen ju a jap unë sepse dhe ato si unë e dinë të vërtetën. Çfarë do më ndodhë mua dhe familjes time në vazhdim, Partia Demokratike do mbajë pëgjegjësi të plotë”.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar menjëherë pas komenteve të Xhisielës, se tritolin në shtëpinë e gjyshërve e ka vënë opozita. Në një status në Facebook, Paloka shprehet se diçka e tillë del jashtë parashikimeve të tij.

“Keta kalojne dhe fantazine… Qe mund ta nxirrnin ate vajzen te deklaronte se e kishte vene vete tritolin e mendova , po qe te deklaronte pas Ramballes, se ja kishte vene opozita nuk arrita ta imagjinoja. Ja pra dhe bomba ne ambasaden jugosllave u gjet…Rama i kalon vertet me distance paraardhesit e tij ne te keqe,” shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat