Paloka: Kaluan fantazinë me Xhisielën. E nxorën për të thënë se tritolin ia vuri opozita

Shqipëria

Paloka: Kaluan fantazinë me Xhisielën. E nxorën për të thënë se tritolin ia vuri opozita

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 13:53
Edi Paloka

Edi Paloka shkroi në Facebook se nuk e imagjinonte dot që të nxirrnin Xhisiela Malokun për të thënë se opozita ia vuri tritolin.

“Këta kalojnë dhe fantazinë… Që mund ta nxirrnin atë vajzën të deklaronte se e kishte vënë vetë tritolin e mendova, por që të deklaronte pas Ramballës se ia kishte vënë opozita, nuk arrita ta imagjinoja. Ja pra, dhe bomba në Ambasadën Jugosllave u gjet. Rama i kalon vërtetë me distancë paraardhësit e tij në të keqe”, shkroi deputeti demokrat në rrjetin social.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat