Shehi: Shteti ka degjeneruar, por kryeministri i tregon këndshëm përrallats

Shqipëria

Shehi: Shteti ka degjeneruar, por kryeministri i tregon këndshëm përrallats

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 16:19
Dashamir Shehi

Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), u shpreh në studion e emisionit Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se rasti “Xhisiela” tregoi degjenerimin e shtetit, edhe pse kryeministri, sipas tij, “thotë shumë gjëra dhe i tregon këndshëm përrallat”.

“Procesi zgjedhor ka degjeneruar shumë keq sepse ka hyrë në dorë të krimit. Kryeministri jonë thotë shumë gjëra dhe i thotë këndshëm përrallat. U bë debat i madh për Xhisielën, por degjenerimin e shtetit e tregoi vetë djaloshi kur tha që Basha do ta shikonte në zgjedhje. Ai nuk ishte kërcënim personal, por me atë kërcënim tha që ai së bashku me të atin i vjedhin zgjedhjet. Ai i vjedh zgjedhjet në emër të Partisë Socialiste. Unë them që ai nuk duhet të dalë nga burgu vetëm për këtë ide që ka. Ama, zoti Rama nuk u mor me këtë, por me denoncuesin që e quajti “horr që do e ndiqte këmba-këmbës”, tha Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat