Rama vazhdon "telenovelën" me Bashën, tiradë e gjatë sulmesh në rrjets

Shqipëria

Rama vazhdon "telenovelën" me Bashën, tiradë e gjatë sulmesh në rrjets

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 18:21
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Nuk janë mjaftuar për nga akuzat kryeministri Rama e Lulzim Basha, duke e kthyer ditën e sotme në një telenovelë të vërtetë virtuale.

Pas sulmit të Ramës për “orkestrimet e PD” dhe replikës së Bashës për “lidhjet me krimin”, kryeministri ka shkruar sërish në rrjetin social.

Rama i ka kërkuar Bashës që të tregojë se kush e lidhi me “poetin” Babale dhe se kush ishte personi që ja çoi në zyrë atij këtë personazh.

STATUSI I RAMËS

Lëri reagimet trimërore si ato të kënduarat natën për të larguar gogolatTy s'të ka lidhur asgjë me kriminelët?Ti je artistTani tregoju shqiptarëve kush të lidhi me poetin Babale dhe kush e çoi nga zyra jote tek gazetari. Ah,mos harro kamerat e Krujës para se të flesh prapë

SI I TURREN NJËRI- TJETRIT, RAMA E BASHA

Pas rreshtimit të një sërë akuzash këtë paradite, ku ndër të tjera tha se Basha i kish kërkuar pushtet në tavolinë, Rama ka shkruar në twitter për të deklaruar se kryedemokrati u dogj nga një aktor i papaguar për një telenovelë “Babale”. Kryeministri duket i bindur se i njëjti fat do ta ndjekë Bashën edhe për rastin e denoncimit të Nuhut ndaj deputetit Rrahman Rraja e Taulant Ballës.

POSTIMI I RAMËS:

Nuk të vjen zëri dhe s'ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s'të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna,del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak!Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s'janë fare! Apo po fle ti tani?

Pas këtyre akuzave, reagimi ka ardhur në facebook nga ana e Bashës. Ky i fundit i merr “borxh” termin e piktorit të dështuar ish kryeministrit Berisha, duke shtuar më tutje se kreu i qeverisë është zhytur në artbërjen e telenovelave, pasi kujton se do t’u shpëtojë verdiktit të shqiptarëve me propagandë dhe shfaqje bajate.

STATUSI I BASHËS:

Piktori i dështuar është zhytur në artin e telenovelave: shkruan, dirigjon, interpreton dhe ju servir shqiptarëve përditë nga një shfaqje bajate, ku kriminelët janë heronj dhe ku krimi është virtyt.

Shqipëria nuk ka më kryeministër. Shqiptarët nuk kanë më qeveri që mendon e punon për ta dhe hallet e tyre. Në vend të sigurisë, punësimit e mirëqenies, tani e tutje shqiptarët do të kenë vetëm telenovela. Ndërkohë qeveria, policia dhe prokuroria punojnë çdo ditë për t’i garantuar sigurinë, qetësinë, dhe paratë kriminelëve. Sepse Rama mendon dhe vepron vetëm për të mbrojtur kriminelët. Ndaj çirret e betohet nga mëngjesi në darkë për të mbrojtur Tahirin, Xhafajan, Ballën, Rrajen, Çyrbjen, Gjushin, e kriminelët e lidhur me ta.

Edi Rama nuk është më kryeminsitër por vetëm një dordolec që krimi e tund përditë në publik për të kërcënuar dhe trembur shqiptarët.

Por shqiptarët nuk tremben. Unë as trembem dhe as shantazhohem. Sepse nuk jam peng i krimit. Sepse kurrë nuk më ka lidhur asgjë me kriminelët. Sepse sado t’i mbrojë Rama kriminelët dhe mbrojtësit e tyre, ata të gjithë do të përfundojnë atje ku e kanë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat