100 gramët e tritolit ende pa autor, policia merr ne mbrojtje Xhisielën dhe familjen Maloku

Shqipëria

100 gramët e tritolit ende pa autor, policia merr ne mbrojtje Xhisielën dhe familjen Maloku

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 18:22
Xhisiela Maloku

Shpërthimi i një sasie prej 100 gramësh tritol në shtëpinë e gjyshërve të Xhisiela Malokut ka bërë që policia të marrë masat dhe të marrë në mbrojtje të familjen dhe 25 vjeçaren, pavarësisht se disa ditë më parë kur e njëjta gjë ju ofrua të resë, ajo refuzoi.

Policia e Krujës ka marrë në mbrojtje këtë të hënë familjen Maloku. Disa forca policie ndodhen tashmë të stacionuar në shtëpinë ku po jeton e reja së bashku me gjyshërit e nënës së saj.

Kujtojmëse në një intervistë të dhënë sot, Xhisiela Maloku u shpreh se mendon që sulmi ka ardhur nga opozita, pasi sipas saj ata dolën bllof. Edhe këtë të hënë Xhisiela Maloku ka hedhur poshtë variantin e thënë vetë prej saj në denoncimet që ka bërë për djalin e deputetit Rrahman Rraja. Xhisiela thotë se ajo nuk është dhunuar nga Rexhep Rraja, pavarësisht se ekspertiza mjeko- ligjore konstatonte krejt ndryshe nga pretendimet e vajzës.

Këtë të hënë e reja është shfaqur e qetë dhe intervistën e ka dhënë në brendësi të një makine që drejtonte, një “Peugeot” e bardhë që nuk rezulton në pronësi të saj. Një hije dyshimi ka lindur teksa e reja kishte veshur dhe një palë syze të llojit Gucci, që kushtojnë qindra euro, për të mos harruar makinën e cila kushton disa mijëra euro, asete këto që kurrsesi e reja s’mund t’i ketë blerë vetë.

Deri më tani policia ka shoqëruar 9 persona në lidhje me shpërthimin e tritolit pranë banesës së Xhisiela Malokut. Pritet që këtë javë të dalin të tjera të reja në lidhje me hetimet e kryera deri më tani për denoncimin e ish oficerit Emiljan Nuhu, i cili bëri publik rastin e dhunës ndaj Xhisiela Malokut, por edhe rastin se ai vetë ishte kërcënuar me armë nga vëllai i deputetit Rraja. Sipas oficerit prezentë gjatë kërcënimit të tij ishin deputeti Rraja, Taulant Balla si dhe kryebashkiaku Bushi.

Deklaratat e ish oficerit janë mbështetur nga opozita, teksa kryeministri dhe Lulzim Basha vijojnë edhe këtë të hënë përplasjen politike mbi këtë çështje.

Kujtojmë gjithashtu se Rama e ka shprehur i hapur bindjen e tij se denoncimi i ish oficerit është në fakt një sajesë e orkestruar nga opozita, ndërsa kjo e fundit pretendon se Rama gënjen e për më tepër ka vënë nën presion dhe vajzën e re, në mënyrë që ajo të gënjejë e të fshehë të vërtetën e dhunës nga ana e ish të dashurit të saj, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja./Gazeta Express

Pas shpërthimit të një mase tritoli në ambientet e jashtme të banesës së gjyshërve të Xhisiela Malokut, banesë në të cilën jeton edhe ajo me nënën dhe motrën, policia e Krujës e ka marrë në mbrojtje familjen Maloku.

Në një intervistë ditën e sotme për mediat, ajo u shpreh se deri dje nuk ndihej e kërcënuar, por tashmë po, ndërsa për këtë shpërthim ka akuzuar opozitën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat