"Rama e urdhëroi para 4 muajsh vendimin që prokuroria mori për Babalen"

Shqipëria

"Rama e urdhëroi para 4 muajsh vendimin që prokuroria mori për Babalen"

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 18:24
Edi Rama

Lideri i opozitës Lulzim Basha këmbëngul se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa është i përfshirë në audio-skandalin që flitet për pazare droge, dhe se në këtë histori nuk ka aktorë për të imituar Agron Xhafën, të paguar nga opozita.

Në një reagim në Twitter, Basha kërkon që të bëhet publike ekspertiza e kryer nga britanikët në një laborator anglez që ju dërgua prokurorisë shqiptare. Përmes një video të publikuar nga Basha, renditen në kohë deklarimet e Ramës, para se ekspertiza të nxirrte që audio-përgjimi ishte i rremë dhe zëri në të nuk ishte i Xhafës, dhe thotë se prokuroria ka vepruar me urdhët të kryeministrit për të nxjerrë në dritë atë që Rama kishte thënë shumë më herët publikisht.

"Shqiptarët po presin të shohin ekspertizën e videos. Shqiptarët po presin të dëgjojnë dëshminë e “aktorit”.  Pse i vonon?! Nxirri tani!", shkruan Basha në Tëitter.

Policai arrestoi Fredi Alizotin si personi që ka imituar zërin e Agron Xhafës në audio-përgjim, ndërsa pritet të kryhen procedurat me policinë e Kosovës, për të sjellë në Shqipëri Albert Veliun, ose "Babalen" siç ai njihet, personin që përhapi të gjithë skandalin dhe akzuat ndaj vëllait të ministrit, i mbështetur fort nga opozita shqiptare. Alizoti rezultoi të ishte kunari i "Babales".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat