Xhafaj takon urgjent drejtuesit e Policisë, zbulohen porositë

Shqipëria

Xhafaj takon urgjent drejtuesit e Policisë, zbulohen porositë

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:02
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj

Fokusi i takimit, ka qenë analizë mbi operacionin “Forca e Ligjit”, i cili ka hyrë në një fazë të re veprimi si në hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale të skanuara nga Task Forca Speciale ashtu edhe në veprimin aktiv të Policisë në territor për të identifikuar e ndëshkuar ashpër të gjithe individet te perfshire ne veprimtari kriminale.

Ministri Xhafaj ka lënë porosi të prerë për drejtorët dhe vartësit e tyre, të mos tolerohet askush në perballjen me forcën e ligjit. Ministri ka theksuar se nuk ka grup apo organizate kriminale që mund të përballet me autoritetin veprues të Policisë dhe forcës së ligjit, të zbatuar me kurajo e ashpërsi.

Ministri ka qene veçanerisht i ashpër me ngjarjen e fundit të ndodhur në Tiranë duke theksuar nevojën për të reflektuar e nxjerrë përgjegjësit konkretë.

Xhafaj ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë të veprojnë me ashpërsi ndaj cilitdo që e konsideron veten “të paprekshëm” dhe sidomos ata që kanë ndërtuar biznese mbi aktivitete kriminale

“Të forcohet kontrolli ne territor me nje kombinim me eficent ndermjet strukturave policore vendore me strukturat operacionale dhe forcat speciale ne qender, duke shkuar atje ku jane problemet e jo duke pritur te menaxhohen ngjarjet konkrete.

“Të thellohet analiza e të gjithë personave me aktivitet e precedentë kriminalë, të analizohen lidhjet e tyre dhe burimet financiare të dyshimta.

“Policia Kriminale të evidentojë, dokumentojë dhe të referojë sa më parë materialet në ngarkim të të gjithë atyre personave apo grupeve që ushtrojnë veprimtari kriminale në territor, krahas grupeve kriminale tashmë të skeduara qe jane ne proces hetimi.

“Të intensifikohet puna për kapjen e personave në kërkim per te cilet ka nje mandat arresti kombëtar apo ndërkombëtar. Të bashkëpunohet më mirë në qarqe me SHISH, Prokurorinë dhe Drejtorinë e Pastrimit të Parave”, tha Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat