Dibra, destinacion turistik: 14000 pjesëmarrës në “Festën e të Vjelave”

Shqipëria

Dibra, destinacion turistik: 14000 pjesëmarrës në “Festën e të Vjelave”

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:04
Dibra

 Sukses i “Festës së të Vjelave” në Dibër, ku për 3 ditë me radhë u organizuan një larmi aktivitetesh, që promovuan vlerat e produkteve, të natyrës, të traditës dhe historisë së Dibrës, për ta bërë atë një destinacion turistik të vizitueshëm.

Më shumë se 14,000 vizitorë e kanë vizituar “Festën e të Vjelave” dhe kanë blerë prodhimet e Dibrës.

“Eja në Dibër, ja arriti qëllimit, ku më shumë se 240 pjesëmarrës në panair promovuan dhe shitën prodhimet e tyre dhe ku interesi ishte shumë i madh. Panairi i madh i prodhimeve tipike dibrane, mbylli edhe ditët e ‘Festës së të Vjelave’, ku u organizua Panairi i Librit, ekspozita e fotografisë bardhezi, ture turistike, kinema e hapur dhe karaoke, veprimtari me lojëra nga fëmijët, minipanaire me gatime tradicionale dhe artizanale, fluturime me parashutë, muzikë dhe ngjarje të tjera”, shprehet bashkia e Dibrës.

“Festa e të Vjelave” është një nga festat lokale në Dibër, si pjesë e projektit “Dibra: Turizëm dhe Traditë”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat